Basha: Shullazi, lordi i droges. Aktiviteti i tij kriminal me mbeshtetjen e Rames e Tahirit 

 

 LULIbasha deklarat1

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot se aktiviteti kriminal i Shullazit, cilësuar prej tij si një bandit me nam mbështetej në lidhjet e forta politike të tij me qeverinë Rama, vetë kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.

Duke folur për mediat, pas takimit me eurodeputetin Knut Fleckenstein, Basha theksoi se një nga pikat e diskutimit ishte zbatimi i ligjit të kërkuar me forcë nga opozita, atë të dekriminalizimit.

“Rasti flagrant është ai i Shullazit, bandit me nam, lordit të drogës në Shqipëri, kërcënuesit të bizneseve e shqiptarëve, që e ka ushtruar aktivitetin nga mbështetja që ka marrë nga qeveria e Ramës dhe ministri i tij, Tahiri”- tha Basha

Sipas tij, arrestimi i Shullazit mund të jetë një pikë kthimi në njëmijë përpjekje të prokurorëve të ndershëm kundër krimit të lidhur politikisht me pushtetin, që në shumicën e herëve janë sprapsur përballë

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.