Basha: Ekonomia, renie rekord. Ne do i kthejme shqiptareve 1 miliard euro cdo vit

basha deklarate

Kreu i PD-së, Lulzim Basha duke iu referuar raporteve të fundit mbi situatën ekonomike në vend, vlerëson se ato shënojnë rënie besimi të biznesit dhe konsumatoreve në nivele rekord poshtë mesatares historike.

Sipas Bashës, shkak i situatës dramatike janë kryeministri dhe oborri i tij që mendojnë për vete duke varfëruar shqiptarët. Në një postim në FB, Basha premton se me programin e demokratëve, uljen e taksave, tarifave dhe faturave, do t’i kthehen shqiptareve dhe ekonomise 1 miliard euro cdo vit.

Postimi i Bashës

Banka Boterore, Freedom House, Dhoma Gjermane e Tregetise, Departamenti Amerikan i Shtetit, Shoqata e Investitoreve te Huaj dhe se fundi Anketa e Bankes se Shqiperise konfirmojne ate qe cdo shqiptar perjeton dhe ndjen perdite: perkeqesimin, thellimin e krizes, renien ekonomike.

Por Rama, Koco, Beqja dhe Ahmetaj me shoke, keta shkaktare te ketij perkeqesimi qe per vete kane grabitur mbi 1 miliard euro me taksa te larta e korrupsion ne tendera dhe koncesione, nuk duan tja dine, nuk duan ta shohin, nuk duan ta degjojne.

Hapi i pare ne programin tone per daljen nga kriza Rama dhe nxjerrjen e shqiptareve nga varferia eshte ulja e taksave, tarifave dhe faturave qe do ti ktheje shqiptareve dhe ekonomise 1 miliard euro cdo vit.

Liri per te punuar, prodhuar dhe ndertuar mireqenie per cdo shqiptar. Mbeshtetje dhe jo terror ndaj biznesit dhe fermereve. Investime publike qe ndihmojne ekonomine dhe hapin vende te reja pune me paga me te mira.

Bashke do te ndertojme nje ekonomi te forte dhe nje te neserme te sigurte per te gjithe. Por se pari te largojme me vote te lire regjimin e korruptuar te gangstereve dhe plackitesve.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.