Kërkesat/Mandati i Sulit e Leskajt Këshilli i Mandateve i shqyrton sot
Në 11:30 Këshilli i Legjislacionit i kuvendit do të marrë në shqyrtim dërgimin ose jo të mandateve të 2 deputetëve të maxhorancës në Gjykatën Kushtetuese.
Rakip Suli dhe Valentina Leskaj do të kalojnë fillimisht në votën e kësaj strukture parlamentare e më pas seancës së ditës së enjte, nëse kanë ose jo motiv për t'i dërguar në kushtetuese për shkeljet që pretendon opozita. Kjo e fundit mandatin e 2 deputetëve të PS, e ka një ndër kushtet për të rikthyer marrëdhënien e normale me parlamentin.
Ndërkaq në 20 prill gjykata kushtetuese do të vendosë për Koço Kokëdhimën. Trupa e gjyqtarëve pritet të japë verdiktin nëse deputeti i Vlorës duhet të vazhdojë të jetë në parlament ose jo si pasojë e abuzimit me fondet publike