Zjarri masiv në Athinë, Tirana solidarizohet me 50 mijë euro ndihma

0.2ndihma greqise Erion Veliaj02132

Tirana solidarizohet me Athinën dhe i ofron ndihmë për përballimin e situatës që shkaktoi zjarri apokaliptik që përfshiu një lagje të kryeqytetit grek. Erion Veliaj i ka propozuar Këshillit Bashkiak që të miratojë dhënien e një ndihme financiare prej 50 mijë eurosh për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga zjarri masiv që përfshiu periferinë e Athinës.

Në fjalën e tij para Këshillit Bashkiak, Veliaj teksa bëri propozimin theksoi se kjo është një ndihmë modeste, por që tregon se Tirana i gjendet sot Athinës në krah për të përballuar këtë fatkeqësi natyrore.

“Ajo që ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Athinë na ka shokuar të gjithëve. Është një tragjedi e përmasave të tmerrshme që s’mund të lërë askënd indiferent. Kam ndjerë vërtet shumë dhimbje për të gjithë burrat, gratë dhe fëmijët që humbën jetën si pasojë e një zjarri aq të furishëm e masiv. Por jam ndjerë edhe shumë krenar për solidaritetin që kanë treguar të gjithë qytetarët shqiptarë me fqinjët tanë në këto ditë të vështira. Vetëm pak javë më parë unë pata rastin të vizitoj Bashkinë e Athinës ku patëm një takim shumë të mirë me homologun tim ku diskutuam për mënyrën sesi mund të rrisim bashkëpunimin mes dy qyteteve tona. I kam shprehur kolegut tim ngushëllimet më të ndjera në emër të gjithë qytetarëve të Tiranës, por vendosëm që pavarësisht mundësive tona modeste të ofrojmë edhe një ndihmë konkrete financiare për të ndihmuar sadopak në lehtësimin e pasojave të asaj tragjedie”, tha Veliaj.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.