Sot Kuvendin e hap Presidentja kroate
Kuvendi i Shqipërisë do të hapet sot nga Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovic, e cila do të mbajë një fjalë përshëndetëse. Presidentja e Kroacisë po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri e ftuar nga Presidenti Ilir Meta.
Pas fjalës së znj. Kitarovic, Kuvendi pritet të vazhdojë punimet me një axhendë të ngjeshur, ku projektligjet e fundit mbetur pa u miratuar gjatë vitit janë synuar të kalohen me shpejtësi nga mazhoranca para mbylljes së punimeve.
Po ashtu, pritet që opozita të vazhdojë protestën e saj kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ngritjes së kullave si dhe për largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj.
LEXO TE NGJASHME