Tom Ndreca nuk e kalon Vetingun, shkarkohet
Gjyqtari Tom Ndreca nuk e ka kaluar Vetingun dhe KPK ka njoftuar sot shkarkimin e tij nga detyra. Anëtari i Gjykatës së Lartë doli para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit javën e kaluar. Trupa gjykuese përbëhej nga kryetare Brunilda Bekteshi, relatore Firdes Shuli, anëtar Roland Ilia.
Sipas KPK, Ndreca ksihte pasuri të pajustifikuara dhe të padeklaruara si dhe nuk kishte deklaruar një procedim penal të kunatit të tij.
KPK ka konstatuar deklarata kontradiktore për vlerën e apartamentit 120 metra katrorë dhe mungesën e paraqitjes në dokumenta të një garazhi, të një makine të të birit burimin e kursimeve prej 1.3 milionë lekësh.
Po ashtu, gjyqtari Ndreca nuk ka deklaruar precedentin penal të kunatit të tij N.GJ, proceduar në vitin 2011 pasi ishte kapur me 6 kg kanabis në shtëpi dhe nuk ishte çuar për ndjekje penale, pasi Prokuroria e Shkodrës nuk e kishte zbuluar se kush ia kishte futur në shtëpi.
Ndreca tha se nuk e dinte si kishte përfunduar çështja në Prokurori. “Unë nuk e kuptova si vepër që bën pjesë të ato të krimit të organizuar,” tha ai.
Ndreca pë pasurinë e padeklaruar tha se kishte harruar por nuk nuk kishte kishte pasuri të fshehura dhe as të pajustifikuara.
LEXO TE NGJASHME