Zgjedhjet në PS, ja emrat e atyre që largohen nga drejtimi i partisë
Deputetët dhe kryebashkiakët nuk do të lejohen të garojnë për postin e drejtuesit të degës së bashkisë për Partinë Socialiste, zgjedhje të cilat pritet të mbahen menjëherë pas referendumit të 9 prillit. Ndryshimet finale të Statutit të PS-së që u miratua gjatë Kongresit të marsit, i konsideron këto pozicione të papajtueshme, madje ka vendosur që kreu i PS-së të mos jetë i punësuar në pozicione drejtuese shtetërore, por të jetë një i punësuar i partisë, që do të paguhet me fondet e kësaj të fundit.
Ky rregull përjashton nga e drejta e rizgjedhjes, një grup deputetësh dhe kryebashkiakësh që aktualisht po drejtojnë disa degë të rëndësishme të PS-së. Kështu, deputeti Namik Kolpliku, i cili deri më tani drejton degën e PS-së për Shkodrën, nuk do të jetë më pjesë e garës. Po ashtu edhe kolegu i tij i Qarkut të Dibrës, Ulsi Manja nuk do të mund të kërkojë një mandat tjetër për drejtimin e degës.