Finalizohet pakti Shqipëri-Greqi, ja kur pritet takimi Rama-Tsipras
Mediat greke raportojnë se dy ministrat e Jashtëm, ai i Shqipërisë, Ditmir Bushati, dhe ai i Greqisë, Nikos Kotzias, kanë finalizuar marrëveshjen mes dy vendeve.
Marrëveshja është mbyllur në Rodos, ku përmban çështjet më të nxehta dhe shumë të diskutuara prej dekadash mes Shqipërisë dhe Greqisë, mes të cilave edhe pakti për detin. Mediat fqinje shkruajnë se orët në vijim nuk do të ketë të papritura, ndërsa flasin dhe për një takim privat mes dy kryeministrave Edi Rama dhe Aleksis Tsipras.
Kryeministrat pritet të nënshkruajnë në një takim që do të mbahet në samitin e BE, më 28 dhe 29 qershor. Ndër të tjera, mediat sqarojnë se pakti mes dy vendeve do të ishte mbyllur me kohë, nëse nuk do të kishte reaguar Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ndërsa shtojnë se kjo pengesë tashmë po tejkalohet nga kryeministri Edi Rama.
LEXO TE NGJASHME