Rama: Fatos Nano më ka çuar sms
Pas falenderimit dhe ftesës që kryeministri Edi Rama i bëri ish liderit socialist Fatos Nano për të qenë në 25 vjetorin e PS-së, në Kongresin e PS-se, ka pasur dhe një komunikim me mesazhe telefonike mes tyre
Rama deklaroi se: “Pata një mesazh miqësor, shumë njerëz dhe shumë korrekt.”
Edi Rama deklaroi ne Kongres:Nuk mundem po ashtu, të mos i bëj sot një falenderim në distancë nga ky kongres, që përkon me një përvjetor jubilar të partisë sonë, edhe parardhësit tim, liderit të parë të kësaj partie, Fatos Nanos. Dëshiroj të na bashkohet kur të vijë dita e kremtimeve të 25 – vjetorit dhe uroj të gjej deri atë ditë, fjalët e duhura për kontributin e lidershipit të tij në forcimin e karakterit demokratik të Partisë Socialiste. Çfarë na ka ndarë me të, nuk e ndan dot më dysh historinë e kësaj partie dhe as nuk i bën më pak të rëndësishme, për këtë histori të përbashkët, dritëhijet e lidershipit të Fatosit.