Vërshon betoni te Parku i Liqenit
Përkundër protestave të dhunshme të shoqërisë civile dhe opozitës, vijon puna për ndërtimin e këndit të lojërave për fëmijë te Parku i Liqenit Artificial të Tiranës.
“Qytetarët për parkun”, grupi që kundërshton këtë ndërtim, vazhdojnë të denoncojnë hedhjen e betonit në kantierin e hapur. Sipas tyre, shtatë betoniere me kapacitet 12 metra kub janë futur në park në më pak se tri orë të martën vonë.
Ata u bëjnë thirrje qytetarëve t’i dalin në mbrojtje të vetmes hapësirë të gjelbër të kryeqytetit. “Ka ikur koha për të reaguar, tani duhet vepruar”, apelojnë përfaqësuesit e shoqërisë civile.