Ja si e komenton Fidel Kastro vizitën e Obamës në Kubë
U duk sikur vizita e presidentit Obama në Kubë i “shkriu akujt” mes të dy vendeve. Por mesa duket nuk është kështu për ish-presidentin Fidel Kastro.
“Nuk kemi nevojë që perandoria të na dhurojë asgjë”. Kështu e ka komentuar Kastro vizitën e presidentit amerikan. Në një prej shkrimeve të publikuara si zakonisht në shtyp, të titulluar “Vëllai Obama”, Kastro nuk i kursen kritikat për fjalimin me të cilin presidenti i SHBA-ve iu drejtuar kubanëve.
“Çdonjëri prej nesh mund të kishte rrezikuar një infarkt kur dëgjoi fjalët e presidentit amerikan”, ironizon Kastro, i cili më tej liston qëndrimet kundër politikës amerikane jo vetëm në lidhje me Kubën, por edhe me Angolën.
“Askush të mos gënjehet që populli nuk është i interesuar. Vendi do të heqë dorë nga lavdia dhe të drejtat e tij, nga pasuria shpirtërore që ka fituar me zhvillimin e arsimit, shkencës dhe kulturës”, thekson Kastro.
“Jemi të zotë të prodhojmë ushqimet dhe pasuritë materiale për të cilat kemi nevojë, falë përpjekjeve të popullit tonë. Nuk kemi nevojë për dhuratat e perandorisë”, e mbyll ai shkrimin.