Veliaj: Në Prill do prishen 100 ndërtime pa leje në Parkun e Liqenit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se 100 ndërtime pa leje do të prishen në Parkun e Liqenit gjatë muajit Prill. Veliaj foli edhe për projektin e ndërtimeve në zonën në fjalë. Ai tha se nga 6 hektare të Gardes, 5.5 hektarë do të gjelberohen. “Do behet vetem nje ndertese nga 14 qe jane aktualisht.” shtoi Kryebashkiaku i Tiranës.
Ndërkohë lidhur me protestën e opozitës kundër bvetonizimit të liqenit, Veliaj tha se nisma e PD-së nuk është për mjedisin, por për të penguar Reformen në Drejtesi. Veliaj gjithashtu foli edhe për zgjerimin e Tiranës, për të cilën tha se kryeqyteti duhet të zgjerohet drejt aeroportit të Rinasit