Zgjedhjet në Universitete, emrat e tre kandidatëve për rektor të UT
Rregullorja e re, e vlefshme për të gjitha universitetet, u jep mundësi shumë pedagogëve me titullin "profesor" të kandidojnë, ndërsa penalizon pjesën dërrmuese të rektorëve që për dy mandate kanë drejtuar universitetin.
Përpara dy ditësh është formuar Komisioni Institucional i Zgjedhjeve (KIZ), që do të administrojë zgjedhjet dhe që sipas rregullores, sot duhet të presë kandidaturat për rektorë.
Janë tre dekanë fakultetesh të përfolur në mjediset akademike që thuhet të kenë vendosur për të marrë më shumë përgjegjësi, por edhe të ngjiten një shkallë më lart në karrierën e tyre.
Bëhet fjalë për Mynyr Konin, dekan në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Sulo Haderin, dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe Klodeta Dibrën, dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, të cilët kanë bërë tashmë gati dokumentacionin për ta dorëzuar në KIZ.