Shqiperia ka mare masa të rrepta në 6 porte të vendit, kontrolle të imtësishme mjeteve e pasagjerëve

 portialbest12325140 1738314786406090 1798960476 n

Duke marrë shkasë nga sulmet terroriste në Bruksel, portet në Shqipëri kanë marrë masa ekstra sigurie. Bëhet fjalë për portet e Durrësit, Shën Gjinit, Vlorës, Sarandës, “Romano Port” Durrës, “Petrolifera” Vlorë, të cilët kanë marrë masa të forta sigurie.

Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto ka urdhëruar “Autoritetit Shtetëror për Sigurinë”, për testimin e nivelit të sigurisë në portet e vendit, për të parë reagimin në kohë të forcave të sigurisë dhe për të parandaluar ngjarje të tilla.

“Ndër masat që kanë filluar të aplikohen, janë shtimi i kontrolleve të hyrje daljeve të individëve të ndryshëm, kontrolle të imtësishme të mjeteve dhe të pasagjerëve. I bëjmë thirrje qytetarëve dhe operatorëve portuale privat, që të bashkëpunojnë me autoritetet. “AShSP”, po monitoron dhe kontrollon zbatimin e masave për administrimin specifik nga portet”, sqaron Ministria e Transporteve.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.