Dhuna në Kuvend, përjashtohen 6 deputetët e opozitës dhe ministri Bushati

0.9dhuna kuvend3201365

Byroja e Kuvendit ka vendosur që të përjashtojë për 10 ditë nga punimet 6 deputetët e opozitës dhe ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati për dhunën sot në seancën plenare. Pas debateve të forta në mbledhje, vendimi u mor vetëm me votat e deputetëve të shumicës. Dy deputetët e opozitës që morën pjesën në votim, Paloka dhe Mima votuan në bllok kundër vendimit për përjashtimet, përfshirë edhe ministrin Bushati, pasi kërkojnë që i pari të përjashtohet Rama për gjuhën sipas tyre ofenduese ndaj qytetarëve.

Deputetët e opozitës që u përjashtuan për 10 ditë janë Edi Paloka, Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Ervin Salianji nga Partia Demokratike dhe Braimllarit e Mehmetajt nga LSI. Deputetët e opozitës hodhën miell, vezë dhe letra në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe ministrave në seancën e sotme.

Gjithashtu deputetët e LSI mbanin pankarta ofenduese ndaj Ramës. Ndërkohë që ministri Bushati u përjashtua, pasi pas sulmit të opozitës reagoi duke hedhur ujë në drejtim të deputetëve demokratë dhe të LSI. Edhe pse kërkoi falje, kryetari i Kuvendit Ruçi kërkoi përjashtimin e tij nga punimet e Kuvendit për 10 ditë dhe kërkesa u miratua në Byro pasditen e sotme. Në mbledhjen Byrosë nuk ishin të pranishëm deputetja Kejdi Mehmetaj dhe ministri Ditmir Bushati. 

Në datë 17 prill Komisioni Europian do të vendosë nëse do të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë, ndërsa sot u përjashtua ministri për Europën dhe Punët e Jashtme për sjelljen në Kuvend. Pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, Flamur Noka u shpreh se miellin e solli nga Kukësi, ndërsa Salianji dhe Braimllari paralajmëruan se protestat do të vijojnë. Përfaqësuesi i shumicës Ervin Bushati kërkoi që prokuroria të fillojë ndjekjen penale ndaj Nokës, pasi goditi ministrat me mikrofon dhe sende të tjera të forta.

Debatet në Byronë e Kuvendit
Paloka-Hysenit: Kam bërë burg për politikë, po kurrë për vjedhje pronash
Flamur Noka: Solla miell nga kuksianët e mia, sepse ata aq mundësi kishin, mbase Rama do miell tjetër
Ervin Salianji: Keni prova ose fakte që vërtetojnë demin tim? Kemi dëgjuar që vetëm mielli e sjell në vete, e futëm në kuvend. I kam futur tek e tek. 
Endrit Braimllari: Kryeministri ofendoi rëndë shqiptarët. Frazat e Ramës juve ju duken poezi por ato janë ofendimet më të rënda që i bëhen popullit. Shqiptarët janë provokuar nga Edi Rama duke i krahasuar me organ gjenital. Ky kryeministër e ka humbur te drejtën legjitime për të drejtuar tani cdo gjë i mbetet në dorë popullit. Ministri i Jashtëm është sjellë si një ordiner. Provokoi rendë opozitë duke i hedhur ujë

Votimi për përjashtimet në Byronë e Kuvendit
Edi Paloka,  6 deputetë të mazhorancës pro dhe 2 deputetë të opozitës kundër
Flamur Noka,  6 deputetët e mazhorancës pro dhe 2 deputetët e opozitës kundër
Ervin Salianji,  6 deputetët e mazhorancës pro dhe 2 deputetët e opozitës kundër
Klevis Balliu,  6 deputetët e mazhorancës pro dhe 2 deputetët e opozitës kundër
Kejdi Mehmetaj,  6 deputetët e mazhorancës pro dhe 2 deputetët e opozitës kundër
Endrit Braimllari, 6 deputetët e mazhorancës pro dhe 2 deputetët e opozitës kundër
Ditmir Bushati, 6 vota pro nga deputetët e mazhorancës dhe dy kundër Paloka dhe Mima

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.