Patenta me pike, ja si i rimerni piket kur jeni te penalizuar
Teksa po mbushet pothuajse 1 vit nga hyrja në fuqi e sistemit të patentës me pikë, rreth 8200 drejtues automjetesh që janë kapur në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor janë penalizuar me zbritje pikësh në lejen e drejtimit që posedojnë, nga 20 pikë që kanë të disponueshme në total.
Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ylli Spahiu, bën me dije për TV SCAN, se një pjesë e konsiderueshme drejtuesish automjetesh janë penalizuar edhe me heqjen e lejes së drejtimit.
Pas heqjes së lejes së drejtimit, drejtuesit e automjeteve kanë të drejtë t’i nënshtrohen provimit teorik, pas përfundimit të afatit të pezullimit të patentës.
Provimi i teorisë zhvillohet me kompjuter, ku numri i pyetjeve është 30, koha maksimale e zhvillimit të provës së teorisë është 30 minuta dhe numri maksimal i gabimeve të lejuara është 3.
Nëse drejtuesi i automjetit nuk e fiton provimin teorik, atëherë ai ka të drejtë të pajiset me autorizim tjetër kundrejt pagesës përkatëse. Në rastet kur e fiton provimin, sasia e pikëve shkon sërish në