Bushati nesër në Athinë në fokus çështjet e nxehta mes dy vendeve

 albest big mpj ditmir bushati

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, do të vizitojë zyrtarisht Athinën më 21 mars, në një vizitë që konsiderohet më e rëndësishmja e tij jashtë vendit. Bushati tha se do të pritet në takime nga homologu i tij grek Nikolaos Kotzias por edhe autoritetet më të larta të vendit, si edhe përfaqësues të opozitës, shoqërisë civile dhe shoqata të emigrantëve shqiptarë.

Në fokus të bisedimeve do të jenë çështjet më të nxehta mes dy vendeve, të cilat sipas shefit të diplomacisë shqiptare nuk pritet të zgjidhen përmes një procesi të lehtë.

Megjithatë minsitri i Jashtëm shqiptar shprehet se Tirana zyrtare është e qartë në kërkesat e saj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve qofshin ato historike apo të aktualitetit.

Ministri i jashtëm grek, Nikolaos Kotzias vizitoi Tiranën në korrik të vitit të shkuar ku shprehu vullnetin e palës greke për zgjidhjen e çështjeve te hapura dypalëshe.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.