Blushi: Kjo është qeveri e keqe, jam për ta rrëzuar

bl12421832 1734652410105661 493683641 n

Deputeti Ben Blushi thotë se është për të rrëzuar qeverinë aktuale pasi është e paaftë dhe bashkë me Ramën po e qeveris në mënyrë mediokre.

Në intervistën për “Opinion” ne tv Klan dhene mbrëmjen e sotme Blushi nënvizoi se nuk ishte aq mediokër sa të pranonte të hynte në qeveri por dhe nuk se nuk ishte që të rrëzonte qeverinë aktuale për të ardhur opozita në pushtet

Ben Blushi: Nuk bëhem pjesë e këtij mediokriteti. Nuk jam kaq mediokër. Kam diferencë kulturore me këta njerëz. Po qeverisin Shqipërinë në mënyrë mediokre. Absolutisht dhe Edi Rama. Unë nuk jam për këtë qeveri jam për ta rrëzuar këtë qeveri. Jo ti jepet pushteti PD-së. Nuk jam për këtë, pasi në këtë vënd nuk ka opozitë. Shqipëria ka nevojë për opozitë te re. Kjo është qeveri e keqe sepse nuk po krijon vende pune, korrupsioni nuk po zbutet, taksat nuk janë të ekuilibruara. Po rrit faturën sociale shqiptarëve. Kjo është qeveri e paaftë.

Blushi i është përgjigjur se nëse do të këtë zgjedhje të rregullta, ai është i bindur që do ti fitojë zgjedhjet për kryetar partie në Partinë Socialiste

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.