Shqipëria kërkon ndihmë nga Italia: S'ja dalim vetëm

S12048724 1734181666819402 384123980 n

“Shqipëria ka kërkuar ndihmën e Italisë për të forcuar kontrollet e saj kufitare dhe për t’u përballur me problemet e ndryshme të sigurisë që do të shfaqeshin në rast vërshimi të emigrantëve drejt kufijve shqiptarë”, u shpreh Tahiri.

“Shqipëria nuk mund të përballet e vetme me një valë emigrantësh,” tha ai.

Shqipëria ka pasur relativisht pak emigrantë që kanë kaluar kufijtë e saj në rrugëtimin nga Greqia në Gjermani dhe Suedi. Por ajo i druhet një fluksi pasi Maqedonia ua mbylli kufirin emigrantëve që vijnë nga Greqia (pikënisja e rrugëtimit Ballkanik).

Tahiri tha se Ministri i Brendshëm italian Angelino Alfano do të vizitojë kryeqytetin shqiptar javën e ardhshme, për të diskutuar një reagim të përbashkët në rast të një fluksi masiv të emigrantëve.

Shqipëria shpreson për mbështetje teknike dhe personeli në kuadër të ndihmës policore për të kontrolluar, regjistruar e verifikuar dokumentet e emigrantëve në hyrje.

Komisioneri Evropian i Migrimit Dimitris Avramopoulos të premten pritet për bisedime në Tiranë.

Shqipëria është në pritje të “një vendim të përgjithshëm” në nivel evropian për përballimin e krizës, por “në asnjë rast nuk ka ndërmend të hapë kufijtë për emigrantët”, ka thënë Tahiri. Ai shtoi se se “tani për tani”, situata ishte “e qetë”.

“Policia ka rritur kontrollet dhe për momentin nuk ka pasur ndonjë përpjekje nga emigrantët që të kalojnë kufirin shqiptar”, tha ministri.

Më shumë se një milion emigrantë dhe refugjatë kanë mbërritur në Evropë që nga viti i kaluar, duke e zhytur kontinentin në krizën më të thellë të emigracionit që prej Luftës së Dytë Botërore.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.