Misioni i BE'së për liberalizim, sot në Kosovë

f1 flamuri kosova eu1368084468

Sot në Kosovë pritet që të arrijë ekipi i ekspertëve të BE-së i cili ka për detyrë të bëjë vlerësimin e përparimit në pikat e papërmbushura të Qeverisë për arritjen e liberalizimit të Vizave. Qysh nga fundi i vitit kur Kosova nuk e mori rekomandimin e KE-së për liberalizim ishin identifikuar edhe tetë pika të cilat duhej përmbushur nga Qeveria në mënyrë që vinte deri tek ky rekomandim

Derisa Kryeministri Mustafa dhe Ministri i Integrimeve Bekim Qollaku tërë kohën kanë thënë që Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet përfshirë këtu edhe “akomodimin” e zyrave të Avokatit të Popullit, mosvotimi i Kuvendit të Kosovës për anëtarët e OSHP-së duket që Kosovës edhe njëherë do t’i shkaktojë telashe të mëdha pasi që edhe ky është një kusht që BE i ka parashtruar Kosovës për të propozuar rekomandimin e heqjes së vizave.

Dy zyrtarët e BE-së që do të qëndrojnë në Kosovë sot dhe nesër përndryshe janë Fletcher M. Burton dhe Herbert Wilmes.Së pari dy zyrtarët do të priten nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe mëpas edhe me zyrtarët e lartë shtetëror.Të dy zyrtarët e BE-së mëpas do të raportojnë në Bruksel për progresin e Kosovës në përmbushjen ose jo të kushteve për Liberalizim të Vizave.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.