Idrizi: Presheva një Çamëri e kohëve tona, duhet reagim kombëtar
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha sot se duhet një reagim kombëtar për çështjen e Kosovës, shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi dhe Çamëri.
“Shqipëria s’mund të jetë pasive për çfarë ndodh në Kosovë, për Zajednicën, demarkacionin me Malin e Zi apo për Preshevën, që i ngjan një Çamërie të kohëve tona”, deklaroi Idrizi gjatë takimit me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Një pikë e diskutimit mes tyre ishte dhe reforma në drejtësi.Idrizi ju bëri thirrje dy forcave politike kryesore në vend për të miratuar sa me shpejtë këtë reformë. Projektet e ardhshme për Komunën e Prishtinës ishin një pikë tjetër diskutimi gjatë këtij takimi.