Presidenti grek kërcënon: Nëse doni BE-në, harroni Çamërinë
Presidenti i Greqisë, Pavlopulos ka deklaruar se është e pakonceptueshme që udhëheqja e Shqipërisë të ngrejë çështje çame, pasi sipas tij nuk ekziston. Kreu i shtetit grek ka kërcënuar Shqipërinë duke deklaruar se nëse dëshiron integrimin në BE të harrojë çështjen çame. Ai ka shtuar se respekti për historinë është baza ndërkombëtare për miqësinë dhe fqinjësinë e mirë
“Më vjen keq që jam i drejtpërdrejtë, por ata guxojnë të flasin për çame. Më mirë të mos kujtojmë historinë e atyre që u shfaqën si çamë në hapësirën greke. Është e pakonceptueshme që udhëheqja e Shqipërisë të ngrejë çështje çame. Kjo çështje nuk ekziston, është më mirë që Shqipëria të mos kujtojë se çfarë do të thotë historia e të ashtuquajturave çamë gjatë periudhës së mizorive naziste në Greqi, nëse dëshiron të ketë ndonjë perspektivë evropiane” u shpreh ai.
Çështja çame është kthyer në qendër të debatit mes dy vendeve pas bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greiqisë në nivelin e ministrave të Jashtëm në Kretë dhe në Korçë pak javë më parë. E ndërsa pala shqiptare thotë është diskutuar edhe për çështjen çame në tryezë, grekët e mohojnë kategorikisht, madje edhe ekzistencën e një çështje të tillë.
LEXO TE NGJASHME