Deputetja Hafizi, sulmon Ramen sy me sy
Deputetja Mimoza Hafizi, e cila njihet edhe si mbështetëse e Ben Blushit ka sulmuar Edi Ramën në Shkodër, ku ishin së bashku në aktivitetin e dhënies së teserave të reja për anëtërë të PS.E ndërsa Rama e ka ftaur në podium si profesoreshë për të dorëzuar një teser, Hafizi ia ktheu me batutë “Nuk jam vetëm profesoreshë, por edhe politikane. Besoj se secili që do të marrë teserën e PS ka shumë arsye, por edhe unë kam disa.
Unë dëshiroj që jut ë vini në PS, për një karrierë të gjatë dhe të merituar. Secili ka të drejtë të zgjedhë edhe të zgjidhet nga kryetari i organizatës deri te kreu i PS.“Keni ardhur në PS për të gjetur një strukturë demokratike, një strukturë ku respektohen rregullat dhe normat. Një Parti Socialiste për të sjellë një qeverisje më të mirë, për një parti kolegjialiste. Ju do të kërkoni ti keni të gjitha këto në PS. Nëse ju do të kërkoni këto, atëherë unë them me zemër të bardhë që ti gjeni dhe ti realizoni këto në PS”, tha Hafizi.