Berisha thirrje shqiptarëve për protestën: Ti japim dërmën Edi Ramës më 27 Janar
Ish-Kryeministri Sali Berisha tha gjatë seancës parlamentare se 27 janari do të hyjë në historinë e kombit, si dita në të cilët shqiptarët e të gjitha moshave dhe bindjeve politike, guxuan të ngrihen kundër narko-republikës që krijoi një klikë unike në Europë dhe Botë, si ajo e Koresë së Veriut.
Berisha tha se 27 janari është një ftesë për të gjithë ata që fëmijët e tyre kanë vetëm një vakt në ditë.
“Kjo lukuni qeveritarësh dhe pushtetarësh vjedh çdo ditë shqiptarët dhe rrënon çdo ditë shqiptarët.
Më 27 janar do të ngrihemi të protestojmë edhe për ata shqiptarë që ndoshta për shkak të urisë që kanë, nuk kanë fuqi të protestojnë”, tha Berisha.
Duke iu drejtuar me një apel të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë, Berisha tha se kurrë në këtë vend e ardhmja e juaj nuk ka qenë më e zymtë për shkak se Noriega e shqiptarëve vendosi tarifa 4 herë më të larta se çdo vend tjetër i Europës për universitetet.
“Thirrja ime është për studentët shqiptarë, të cilët sot gjobiten për shkak të ndarjes me klientelën private të Noriegës dhe Ndrikullës. Studentët kanë bërë historinë, madje edhe në vendet më të zhvilluara tarifa dhe taksa të tilla nuk janë pranuar”, tha Berisha.
“Ngrihuni ju të rinj dhe të reja që Edi Rama ju mbylli dyert e shkollave, pasi ai po ju vret shpresën çdo ditë.
Në 1990, të ardhurat për frymë ishin 204 dollarë, ndërsa sot janë 11 mijë dollarë, por ato i merr oligarkia dhe kupola, ndërsa shqiptarëve iu mbeten më pak se një vakt në ditë ushqim. Nuk ka vend më të pasur se Shqipëria, por ato po grabiten nga Noriega dhe oligarkët e lidhur me të. Më 27 janar të ngrihemi dhe t’i japim dërmën Noriegës”, tha Berisha
Në vijim të fjalës së tij, Berisha i drejtoi një apel ish-të përndjekurve që t’i bashkohen protestës, pasi pasardhësit e Bllokut komunist po vjedhin pasurinë publike dhe nuk njohin vuajtjet tuaja në kampe dhe burgje, ku përjetuat dramat më të mëdha familjare.
“Ky që premtoi se do të përfundonte dëmshpërblimin brenda dy viteve, sot ka përjashtuar 13 mijë prej jush, duke iu mohuar gjakun, mishin, kockën, të baballarëve tuaj, të cilët ranë sepse ishin elita e kombit.
Bashkojuni me ne pronarë dhe ish-pronarë, pasi Edi Rama po përdor për ju të njëjtat terma që përdorte edhe Enver Hoxha”, tha Berisha
LEXO TE NGJASHME