Edi Rama anullon pjesmarrjen në festën e Dites se Veres
Për herë të parë, Edi Rama i mungon festimeve të Ditës së Verës në Tiranë. Ai ka anulluar pjesmarrjen në festë, pak minuta pasi kjo ishte lajmëruar për mediat. Në orën 09;58 zyra e shtypit e kryeministrit njoftoi gazetarët se Edi Rama do të bëhet pjesë e festimeve së Ditës së Verës bashkë me kryetarin e Bashkisë, Erjon Veliajn. Pak minuta më pas, u njoftua se në festime “do të jetë i pranishëm kryebashkiaku dhe jo kryeministri”.