Dita e Verës, aktivitete të shumta ne Tirane
Muzikë, art, lojra dhe argëtim janë kryefjala e 14 marsit, Ditës së Verës në kryeqytet.
Bashkia e Tiranës është kujdesur deri në detaje në mënyrë që kryeqytetit deri në orët e para në mëngjesit të së martës të mos i mungojë festa.
I gjithë kryeqyteti duke nisur nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, parku “Rinia”, lulishtja tek sheshi “Skënderbej”, sheshi “Nënë Tereza” si dhe zona tek Blloku do të krhehen në arenë festive ditën e 14 marsit.
Kështu duke nisur prej orës 09:00 të mëngjesit të ditës së sotme do të çelet panairi EKO në sheshin “Nënë Tereza”, risi e këtij viti, ku kompani lulesh si dhe disa sipërmarrje riciklimi do të krijojnë një kopësht të madh në shesh si dhe do të promovojnë punimet e tyre të realizuara nga mbetjet urbane.
Pjesë e kësaj feste tradicionale tashmë janë edhe fëmijët.
Kështu rreth 1000 fëmijë të veshur më uniforma të gjelbra dhe kafe, do të vendosen në formën e një peme nën moton “Jeto Eko, Festo Eko” dhe do të parakalojnë nga Kryeministria në drejtim të Sheshit “Nënë Tereza”.
Ansambli i Tiranës, Teatri i Kukullave, Cirku i Tiranës gjithashtu janë pjesë e festimeve të 14 marsit, ku kanë parashikuar performanca të ndryshme argëtuese për fëmijë dhe të rritur.
Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me biznese të ndryshme Ditën e Verës ka organizuar edhe koncerte të ndryshme, ku është parashkuar ngjitja në skenë e DJ dhe këngëtarëve më të njohur të momentit.