Ilir Meta, President në 2017? Edi Rama nuk e përjashton
Zërat e oborreve politike, thonë se Ilir Meta ka kohë që nuk e fsheh ambicien e tij për të marrë postin e Presidentit të Republikës, por edhe kjo dëshirë e tij duket se do të përcaktohet nga balancat politike që do të prodhojë viti i ardhshëm, dhe kushti për të marrë votën e PS-së në këtë rrugëtim të tij në Presidencë, atëhere ai më parë duhet të firmosë një pakt parazgjedhor për të vijua koalicionin me PS-në.
I pyetur nëse ka një marrëveshje paraprake me LSI-në për zgjedhjen e Ilir Metës president vitin e ardhëshëm, kryeministri Edi Rama është përgjigur se: “nuk ka një marrëveshje për Ilir Metën, President”. Por më pas Edi Ram ka shtuar se: “Presidenti i ri do të zgjidhet në bashkëpuim me LSI-në”, duke lënë të kuptohet se do të jetë në dorën e LSI-së të bëjë propozimin e saj për kreun e shtetit.
Vitin tjetër politika shqiptare do të përfshihet në diskutim që pritet të hapet për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Zërat aktualë flasin se njeriu që ka ambicien për të zëvenësuar Bujar Nishanin, është as më pak e as më shumë po vetë Kryetari i LSI-së, Ilir Meta.