Berisha i akuzoi vëllanë, Ndreu replikë: Pjella të shëmtuara të politikës
Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu me anë të një postimi në rrjetin social Facebook i është kundërpërgjigjur ish-Kryeministrit Sali Berisha, në lidhje me akuzat e bëra në adresë të vëllait, Paulin Ndreu, ku sipas Berishës ai ka pajisur me patentë Saimir Tahirin.
Deputeti Ndreu shkruan se akuzat të adresuara për vëllain e tij se pajisi me patentë ish-ministrin e Brendshëm , janë një agresion i pashembullt i dirigjuar nga Berisha dhe derivatet e tij.
Ndreu thotë së kjo që po ndodh është një kopje e neveritshme e ndërmarrë këto ditë ndaj meje dhe vëllezërve të mia.
“Sali, shiko veten dhe pjellat e tua se ke kusure per te lare ne kete vend bashke me ata buburrecet qe bejne si te forte qe ke rrotull teje ! Une, familja ime, vellezerit e mi dhe kusherinjte deri ne 5 brez, nga nena e babai e bejme gjumin rehat se nuk i kemi borxh asnje njeriu ne kete bote dhe as ligjit”-shkruan ai.
Statusi i plotë i Pjerin Ndreut në Facebook:
Nje agresion i pashembullt i dirigjuar nga Berisha dhe derivatet e tij, kopje te neveritshme , eshte ndermarre keto dite ndaj meje dhe vellezerve te mi ! Keta pjella te shemtuara te politikes shqiptare qe nuk ju skuq faqja kur vrane 26 vete ne Gerdec, kur shiten detin, kur vodhen rrugen e kombit apo kur vrane 4 te pafajshem ne bulevard e sa e sa zullume te pafund nuk na intimidojne dot ! Me vjen keq qe nuk i ndihmojme ne qellimim ogurzi per te na bere me bojen e zeze ku jane zhyte deri ne fyt ! Sali, shiko veten dhe pjellat e tua se ke kusure per te lare ne kete vend bashke me ata buburrecet qe bejne si te forte qe ke rrotull teje ! Une, familja ime, vellezerit e mi dhe kusherinjte deri ne 5 brez, nga nena e babai e bejme gjumin rehat se nuk i kemi borxh asnje njeriu ne kete bote dhe as ligjit ! Jam stervite me batakcinje si ju gjithe jeten e nuk ju konsideroj, por kam neveri per ju e per gjithshka te ndyre qe perfaqesoni e i keni sjelle ketij vendi ! Dhashte zoti e te vije dita qe ligji te ndeshkoje kedo qe eshte infektuar me mortajen e krimit e korrupsionit e do shohim kujt do i dale emri ne tabelen e turpit !
LEXO TE NGJASHME