Rifiton zgjedhjet me kauzën “asnjë mysliman në vend”
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në vend, por ka humbur shumicën parlamentare.
Fico përfaqëson partinë e majtë nacionaliste. BBC-ja shkruan se ai tashmë duhet të gjejë partnerë për të krijuar koalicionin në mandatin e tretë të drejtimit të vendit.
Megjithatë, fitoret e partive të vogla përfshirë edhe një të ekstremit të djathtë mund të prodhojë një Parlament me ndarje të thella, ndërsa Fico duket se do ta ketë të vështirë krjimin e koalicionit. Edhe vetë Fico shquhet për deklaratat e tij kundër myslimanëve.
Ai ka deklaruar se nuk do të pranojë në vend “asnjë mysliman të vetëm” nga radhët e emigrantëve.
Sllovakia merr Presidencën e radhës së Bashkimit Evropian nga muaji korrik.
Pikëpamjet e tij të vijës së ashpër kundër emigrantëve kanë shkaktuar jehon jo vetëm në vend, ndërsa qëndrime të tilla kanë edhe krerë të shtetit të Hungarisë, Polonisë, Çekisë, etj.