Greqia note proteste Serbise dhe Maqedonise: Hapni kufijtë!
Ministria e Jashtme greke i ka dërguar një notë të ashpër proteste Maqedonisë dhe Serbisë lidhur me qëndrimin e këtyre të fundit në çështjen e emigrantëve dhe mbylljes së kufijve.
Sipas Ministrisë së Jashtme greke, mbajtja mbyllur e kufijve midis saj, Maqedonisë dhe Serbisë rrezikon të dëmtojë rëndë marrëdhëniet dypalëshe me gjithë efektet që ky qëndrim i Athinës do të ketë në proceset integruese të tyre, por edhe në kuadër të situatës politike në rajon, ndaj Athina i fton këto vende të hapin kufijtë dhe të lejojnë kalimin e emigrantëve që kanë destinacion vendet perëndimore.
Ky qëndrim i Athinës i bashkangjitet asaj që qarqe diplomatike e quajnë përballje me vendet e "korridorit ballkanik të emigrantëve", për çështjen e mbylljes së kufijve.
Nota e protestës së dërguar mbasditen e së shtunës,vlerësohet si e ashpër dhe konsiderohet si një mjet presioni për mundësinë e hapjes së kufijve dhe pakësim të barrës tepër të rëndë të mbajtjes së më tepër se 70 mijë emigrantëve që tashmë kanë mbërritur ose po mbërrijne në Greqi.