Trafiku i drogës, Kryemadhi: Meta përgjegjës po aq sa Rama
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka lëshuar akuza të forta ndaj Presidentit Ilir Meta pas publikimit të përgjimeve të bandës së Habilajve. Kryemadhi deklaron se Meta është po aq përgjegjës sa edhe Rama për trafikun e drogës, pasi ka mbyllur sytë edhe gojën.
“Ilir Meta ka përgjegjësinë e tij dhe në momentin që sheh që gjërat nuk janë ashtu siç duhet…ai që në momentin që ka vënë re çështjen e drogës duhej të kishte reaguar. Ai është po aq fajtor sa Edi Rama, sepse ka mbyllur sytë, ka mbyllur edhe gojën”, u shpreh ajo në Top Story.
Heshtjen e Metës, Monika Kryemadhi e lidhi me nevojën që politika të kalonte reformën në drejtësi. “Ai tërhiqte gjithmonë vëmendjen tek reforma në drejtësi. Edi Rama gaboi. Tha sot se Saimir Tahiri është një dru i shtrembër në stivën e druve.
Nuk është e vërtetë. Saimir Tahiri ka qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i tij. Edi Rama nuk duhet të flakte Saimir Tahirin sepse e ka mbrojtur si ministrin më të suksesshëm” përfundoi Kryemadhi.
LEXO TE NGJASHME