Ndalohet kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu

 

kreshnikualbest

Kreu i Partisë Aleanca Kuqezi është ndaluar nga policia e Tiranës, dhe bashkë me të janë ndaluar edhe tre aktivistë të kësaj partie. Deklarata bëhet nga vetë Spahiu, i cili thotë se është dërguar në komisariatin Nr. 1 në kryeqytet. “Policia më ka ndaluar bashkë me 3 aktivistë të tjerë të AK. Më morën me furgon policia dhe jam ndaluar në komisariatin 1”, tha ai. Ndalimi i tij erdhi pas protestës së sotme të Bashkia e Tiranës. Aktivistët bllokuan dhe gozhduan dyert e bashkisë së kryeqytetit.

Policia e Tiranës sqaron se gjatë ditës së sotme është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr.1 kryetari Aleancës Kuq e Zi, shtetasi Kreshnik Spahiu si dhe nen kryetari i Aleancës Kuq e Zi, shtetasi Flavio Qarri. “Shoqërimi i tyre është bërë lidhur me protestën e paligjshme të zhvilluar gjatë ditës së sotme në ambientet e jashtme të Bashkisë Tiranë, si dhe veprimet e kundraligjshme te kryera nga ana e tyre gjatë protestës.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.