Korçë, atmosferë festive per diten e veres
Qyteti i Korçës ka festuar mbrëmjen e djeshme largimin e stinës së dimrit dhe ardhjen e asaj të pranverës.
E veçanta e festës kanë qenë banorët e besimit ortodoks, të cilët, të grumbulluar rreth zjarreve, kanë uruar gjithë shqiptarët për një verë të mbarë pasi Korça feston dy herë mbërritjen e Ditës së Verës.
Sipas traditës së kësaj feste të vjetër pagane, gjatë natës janë ndezur zjarre në të gjitha lagjet karakteristike të qytetit, të cilat janë kapërcyer nga fëmijë dhe të rritur si pjesë e një rituali që simbolizon largimin e së keqes.
Dita e Verës në Korçë është festuar brez pas brezi dhe gjithmonë është shoqëruar me përgatitje të ëmbëlsirave prej brumi, që simbolizojnë bujarinë dhe mbarësinë që sjell pranvera.