Basha: Mashtrim ordiner i KM për rritjen ekonomike 4 për qind
Përmes një statusi në rrjetet sociale, kryetari i PD, Lulzim Basha ka hedhur poshtë deklaratat e kryeministrit Rama për një rritje ekonomike prej 4 për qind.
“Rritje ekonomike 4%? Mashtrim ordiner i garuzhdes numër 1!”, ka thënë Basha, i cili ka cituar të dhënat zyrtare që përgënjeshtrojnë ato të kryeministrit.
“Sipas statistikave fiskale për periudhën janar-gusht 2017 konstatohet: Mosrealizim të TVSH-së nga doganat në masën 17 mln dollarë. Akcizat me mosrealizim prej pothuajse 6 mln dollarë (-2.2%). Tatimi mbi të ardhurat personale me mosrealizim prej 14 mln dollarë (-6.3%). Investimet publike me mosrealizim prej 65 mln dollarë (-15.9%)”, ka nënvizuar Basha.
Sipas kreut të opozitës, edhe importi i karburanteve rezulton me humbje në masën 264 mijë tonë, nga 340 mijë tonë që ishin sipas tij në periudhën janar-gusht 2016; “ose 22% më pak se 8-mujori i vitit të kaluar”, ka thënë Basha.
Ndërsa vetëm për muajin gusht 2017, sipas kreut të demokratëve, konstatohet:
“TVSH me mosrealizim prej plot 9 mln dollarë, nga të cilat -2.5 mln dollarë nga doganat dhe -6.5 mln dollarë nga tatimet. Taksat nacionale me mosrealizim prej 4 mln dollarë. Mosrealizim të investimeve publike në masën 19 mln dollarë. Importi i karburanteve gusht 2017 rezulton 2.7 mijë tonë më pak sesa gusht 2016, ose 5.3% më pak”, ka shtuar Basha.
LEXO TE NGJASHME