Përfaqësuesi i BE: Shqipëria nuk ka kushte për të pritur emigrantët

 

imagesalbestbe

Shqipëria nuk ka kushte për të pritur refugjatët që vijnë nga vendet e luftës, kryesisht Siria dhe Iraku.

Deklarata bëhet nga përfaqësuesi i Komitetit Ekonomik Social në BE, Ionuit Sibian, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Shkodër.

Në takimin informues për çështjen e emigracionit, përfaqësuesi i BE-së thekson se “Shqipëria duhet të punojë fort për të hyrë në Bashkimin Evropian”.

“BE e ka bërë të qartë që janë dy kategori emigrantësh; ata që vijnë nga zona e luftës dhe ato që janë ekonomik.

Ideja është që këta që vijnë nga vendet e luftës do të mundohen që të shpërndahen me vendet e BE-së, por se si do të shpërndahen është qëllimi kryesor”, theksoi ai.

Teksa Maqedonia po bllokon emigrantët në kufirin e saj me Greqinë, rreziku shtohet që të ikurit nga vendet e luftës t’i drejtohen kufijve të Shqipërisë për të vazhduar më tej në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.

 

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.