Denohen Deputetet e Opozites
Deputetët e opozitës, që akuzohen se qëlluan me vezë dhe fyen rëndë Kryeministrin, u thirrën pasditen e së premtes në Byronë e Kuvendit për të dhënë dëshmitë e tyre mbi incidentet e seancës plenare të së enjtes.
Pas daljes nga mbledhja, Deputeti Edmond Spaho komunikoi vendimin e Byrosë për përjashtimin me 7 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetëve Bedri Hoxha dhe Gent Strazimiri dhe me 2 ditë përjashtim, Deputeten Albina Hoxha.
Në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit u rrëzua edhe kërkesa e opozitës për përjashtimin e Kryeministrit dhe Deputetit Erjon Braçe nga parlamenti.
Më herët gjatë paradites, kreu i opozitës tha se situata u provokua nga Kryeministri dhe se Grupi Parlamentar demokrat do t’u qëndrojë vendimeve për të mos marrë pjesë në komisionet parlamentare dhe bllokuar punimet e Kuvendit.