Zgjerimi i superstradës, Paditet Drejtori i ARRSH-së, Dashamir Xhika I shkaktoi shtetit 4.5 mln euro dëm

dashamirxhikaalbest

Kontrolli i Lartë i Shtetit padit në prokurori Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika dhe i kërkon qeverisë shkarkimin e tij për shkak të shkeljeve të dispozitave ligjore e nënligjore në fuqi, sidomos në fushën e prokurimeve dhe zbatimin e kontratave të infrastrukturës rrugore.

Ai akuzohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm rreth 634 milionë lekë ose 4.5 milionë euro. Kërkohet hetim dhe për 5 punonjës të tjerë të këtij institucioni.

Sipas KLSH-së dëmi ka ardhur kryesisht nga mungesa e supervizimit gjatë zbatimit të projekteve në infrastrukturën rrugore

Shkeljet kanë të bëjnë edhe me projektin e zgjerimit të superstradës Tiranë- Durrës, por dhe për ndërtimin e rrugës By Pass Plepa – Kavajë – Rrogozhinë (lotet 4 deri 11).

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.