Kryeministri Rama takim me 5 biznesmenet me te medhenj te Durresit

Shefi i qeverise Edi Rama ka pritur sot ne ambientet e Kryeministrise 5 biznesmene te njohur nga qyteti i Durresit, ne fushen e transportit, fasonerise e peshkimit.

Takimi privat i mbajtur pa praninë e medieve, i zhvilluar “kokë më kokë” me 5 biznesmenët durrsakë u zhvillua që në orën 8:00 të mëngjesit, dhe ka zgjatur rreth 1 orë, ku e pranishme ishte dhe drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj.

 

edirama

Fokusi kryesor i këtij takimi ishin mungesa e fuqisë punëtore dhe skanimi i kamionëve në portin e Durrësit.Mësohet se Rama ka kërkuar nga të ftuarit e tij që të njihet me problematikat që has biznesi në Durrës, i cili kryesisht ndeshet me mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar, pavarësisht nevojave të tregut.

Sipas drejtueseve të këtyre bizneseve të fuqishme në Durrës, nevojat për fuqi punëtore janë të mëdha, por interesi i punëkërkuesve është i vakët.Një pikë tjetër kyçe ishte dhe kontrolli e skanimi i kamionëve në doganë, që duhet të kryhen sipas riskut që kanë bizneset përkatëse që transportojnë dhe jo duke i kanalizuar të gjitha mjetet për kontroll.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.