Bullgaria: “Reforma në drejtësi ka dhënë rezultatet e para”

0.3bullgaria ministrja reforma2

Bullgaria mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Ministrja e Jashtme bullgari, Ekaterina Zaharieva ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Në konferencën e përbashkët me homologun e saj, Ditmir Bushati ajo tha se prioritet i Bullgarisë gjatë presidencës së BE-së, do të jetë edhe zgjerimi.

Duke u ndalur tek investimi më i madh i ndërkombëtarëve në Shqipëri, tek reforma në drejtësi, Zaharieva tha se ajo kërkon kohë, por sërish ka dhënë rezultatet e para. 

Nga ana e tij, kryediplomati shqiptar vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe falenderoi homologen bullgare për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit Europian.

Bullgaria merr kryesimin e Bashkimit Europian më 1 janar të vitit të ardhshëm, menjëherë pas Estonisë që e merr më 1 korrik pas dorëzimit të Maltës.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.