Basha çel fushatën në 3 bashki të vendit
Partia Demokratike hapI sot fushatën elektorale në 3 bashki të tjera të tjera të vendit. Kryetari i saj Lulzim Basha ka nisur takimin e parë në orën 10.00 në Pogradec dhe më pas do të jetë: në 11:00 në Maliq dhe në 12:00, në Devoll.
Në Pogradec, Basha e vuri theksin tek çështja e premtimeve të pambajtura të qeveritarëve në vite, ndaj dha edhe zgjidhjen që propozon Republika e Re:
"Në ndryshimet kushtetuese, që janë pjesë e marrëveshjes politike, i pari ndryshim do të bëjë të mundur që deputetët të zgjidhen drejtpërdrejt nga qytetarët dhe çdo deputet që harron zonën, nuk do të prisni katër vjet, por mund ta shkarkoni në mes të mandatit! Sa më takon mua i njejti rregull duhet të përdoret edhe për Kryeministrin! - përforcoi Basha. - Ky është një model amerikan."
NGA FJALA E BASHES:
"Nuk ka punë, nuk ka lekë, nuk ka subvencione. Por një njeri thotë se ekonomia po rritet, por populli nuk e kupton! Edi Rama nuk e njeh dhe nuk e ndien dhimbjen tuaj, nuk i sheh sipërmarrësit dhe biznesmenët e vegjël, nuk e njeh dhe as e prek dhimbjen e pensionistëve që pensionin e japin për energji dhe ilaçe; nuk e ndien pasigurinë e të rinjve, e të atyre që mbarojnë gjimnazin dhe nuk e dinë në do të kenë shanse për të vazhduar shkollën apo që gjëja e parë që u shkon në mend është largimi nga vendi, është Lotaria Amerikane.
Po Edi Rama nuk e njeh dhimbjen. Ai poston foto njëhërë në dy javë nga projekti, nga kjo rrugë, që ka katër vjet dhe që nuk e ka mbaruar. Dy vjet bashkia e Pogradecit do të kishte dyfishim e buxhetit të saj për 900 m që të postonte kartolinën. Edi Rama jeton me kartolina...
....Unë do të jem kryeministri juaj, jo i fasadave, barsaletave, shpenzimeve rrush e kumbullave, por i zgjidhjes së halleve të pogradecarëve.
Republika e re nuk është thjesht ideja ime.
Është republika e standartit europian ku politikanët ulin kokën para qytetarëve dhe jo e kundërta. Një vend ku qytetarët ulin kokën nuk mund të jetë kurrë europian.
Në republikën e re ju do të keni në dorë të gjitha fijet e pushtetit. Ndryshimet kushtetuese, që janë pjesë e marrëveshjes politike, i pari, do të bëjë të mundur që deputetët të zgjidhen drejtpërdrejt nga qytetarët dhe çdo deputet që harron zonën, nuk do të prisni katër vjet, por mund ta shkarkoni në mes të mandatit. Sa më takon mua i njejti rregull duhet të përdoret edhe për Kryeministrin. Ky është një model amerikan.
Erdhe në pushtet, nuk mbajte premtimet? Atëhërë populli do ta zgjidhë kontratën si në çdo marrëdhenië tjetër. Kur ju nuk paguani dritat, OSHEE-ja jua pritet - kur Edi Rama nuk mban premtimet, atëherë duhet t’i pritet kontrata.
Republika e re është po kështu një tog politikash për një ekonomi të fort dhe ekonomi të fortë,"theksoi Basha.
LEXO TE NGJASHME