Ministrat teknikë, Rama pranon propozimet e Bashës

0.2rama basha21201521541

Kryeministri Edi Rama pranoi propozimet e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për 7 emrat e rinj të qeverisë së tij dhe i dërgoi për dekretim në Presidencë.

Rama dhe Basha u takuan në mbrëmje në mjediset e Pallatit të Kongreseve dhe përmbyllën një nga pikat e marrëveshjes që ata arritën të enjten në orët e para të mëngjesit.

Emrat teknikë të propozuar nga opozita janë: për postin ezëvendëskryeministrit Ledina Mandia, ish-Avokate e Shtetit në kohën e qeverisë “Berisha” dhe aktualisht këshilltare e Presidentit.

Për postin e ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj, gjeneral, ish-komandant i trupave speciale dhe ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura në misionet jashtë vendit, aktualisht me banim në SHBA. 

Ministre e Financave, Helga Vukaj, drejtoreshë e përgjithshme në KLSH dhe ish-zv/drejtoreshe e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në kohën e qeverisë së djathtë. 

Ministër i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, këshilltar ligjor i Partisë Demokratike. 

Ministër i Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabino, pedagoge në fakultetin e Shkencave Sociale, një nga personat që ka folur në çadër gjatë protestës 3-mujore.

Ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiri, kirurg, pedagog dhe ish-zv/rektor i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë.

Ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhuljeta Kërtusha me profesion inxhiniere, aktualisht menexhare e “Statkraft” dhe më herët drejtoreshë e CEZ.

Po ashtu, Partia Demokratike ka propozuar Klement Zgurin për postin e Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, prej shumë vitesh anëtar i këtij institucioni, ndërsa avokaten Erinda Ballancën për kreun e Avokatit të Popullit.

Emrat kalojnë për votim në seancën e jashtëzakonshme të së hënës, që mblidhet në orën 18:00 me kërkesë të Kryeministrit.

Kuvendi njoftoi se të hënën vihet në zbatim marrëveshja Rama-Basha, ku do të do të miratohen ndryshimet në qeveri, paketa për zgjedhjet, “Vettingu” si dhe kreu i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë, Presidenti Nishani ka ndryshuar datën e zgjedhjeve si rrjedhojë këtij pakti. Dekreti i ri zyrtarizon 25 qershorin si datën e darkordësuar mes Kryeministrit dhe liderit të opozitës, ku njëherësh do të mbahen edhe zgjedhjet  për kryetarin e ri të Bashkisë së Kavajës.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.