Pamje te pabesueshme te nje parku ne Kine me vlere 1 miliarde paund, ende ne ndertim, jane shperndare se fundmi. Parku i jashtezakonshem eshte duke u ndertuar ne provincen Guizhou dhe faza e pare pritet te mbyllet ne muajin dhjetor te ketij viti.
Problemi i Iphone X me memorien e perkohshme dhe ate afatgjate eshte diskutuar seriozisht ne boten e teknologjise. Apple thuhet se po perpiqet t’i permiresoje rezervat e pjeseve per telefonin, dhe keshtu ta rrite prodhimin e pajisjes.
Mitsubishi Electric, njesi e ndare nga Mitsubishi Motors, ka zbuluar nje koncept makine autonome qe quhet Emirai 4. E mesuar me prodhimin e pajisjeve elektrike shtepiake, Mitsubishi Electric eshte futur edhe ne tregun e automobileve tashme. Kjo makine ka nje sensor qe kap drejtimin e rrezikshem te mjetit nga ana e shoferit duke u bazuar ne menyren e uljes ne sedilje.
Gjigandi i rrjeteve sociale,Facebook ka konfirmuar se ka blere programin “TBH” qe eshte i famshem tek adoleshentet. Programi “TO BE HONEST” eshte risi qe i ndihmon te rinjte te mesojne sjelljen e mire dhe komplimentet.
Apple eshte gati ti thote lamtumire pergjithmone Touch ID, sistemi i njohjes se gjurmeve digjitale qe sherben per te zhbllokuar nje iPhone. Sipas nje shkrimi te KGI Securities, Ming- Chi Kuo, qe zakonisht eshte shume i informuar per kolosin Kupertino, nga viti i ardhshem ka mundesi qe iPhone te kalojne ne Face ID, sistemi i njohjes se fytyres qe do te jete tek iPhone X ne fillim te nentorit. Keshtu ben te ditur 9to5Mac.