Byron Bay Railroad Company ka zhvilluar nje tren me panele fotovoltaike dhe motore elektrike qe perdor energjine e paster diellore, siç raporton elektrek. E-treni i hekurudhave dhe nje sere trenash tani shkon ne nje rruge prej tre kilometrash ne Byron Bay ne New South Wales, Australi.
General Motors thote se ka nisur prodhimin masiv te makines se pare autonome pa timon dhe pa pedale. Kompania tashme po kerkon lejen nga qeveria amerikane per t’i nxjerre ne rruge nga viti i ardhshem keto mjete qe nuk do te kene nevoje per shofer.
Per adhuruesit e WhatsApp qe zoterojne nje telefon Blackberry apo nje model te vjeter telefoni tjeter, duket se ka ardhur koha ta ndryshojne ate. Aplikacioni nuk do te jete me funksional tek shume smartfone te vjeter, cka nenkupton se perdoruesve te tij do t’u duhet te blejne aparate te rinj nese duan te vazhdojne te jene pjese e platformes se sukseshme te komunikimit.
Apple i eshte kerkuar ndertimin dhe hedhjen ne treg te nje programi, apo forme tjeter zgjidhjeje qe do te kufizoje perdorimin e telefonave te saj nga ana e femijeve. Thirrje te tilla jane te shpeshta, por e vecanta e kesaj te fundit eshte se behet nga dy grupe investitoresh qe zoterojne 2 miliarde dollare aksione te gjigantit amerikan te teknologjise.
Pak dite pasi pranoi zyrtarisht se ka ngadalesuar me dashje nje pjese te konsiderueshme te iPhone-ve te viteve te shkuara, Apple e perballur me kritika te medha, kerkoi falje per veprimin e saj. Kompania tha se do te zevendesoje baterite per kosto me te ulet dhe se qe prej 2018-s do te ofroje programe permes se cilave klientet mund te monitorojne gjendjen e baterise.