Fushata zgjedhore/ Qeveria lejon tubimet politike deri në 50 persona

tubim 750x430

Qeveria e Kosovës ka bërë me dije sot vendimin për lehtësimin e masave  anti-Covid.

Në mesin e masave të ndërmarra, Qeveria ka vendosur që të lejojë grumbullimin e 30 personave në hapësira të mbyllura, kurse në sheshe publike lejohet grumbullimi i jo më shumë se 50 personave.

“Të gjitha tubimet publike të organizuara në hapësira publike të të gjitha formave, ndalohen në jo më shumë se 50 persona, me përjashtim të rasteve të lejuara me këtë vendim”, thuhet në vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës.

Ndërkohë do të vazhdojnë të jenë të ndaluara ceremonitë martesore dhe mortore.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.