Anketuesi që gjeti rezultatin e vitit 2016: Trump fiton sërish
Një anketues që parashikoi rezultatin e vitit 2016 në zgjedhjet presidenciale amerikane tha se Donald Trump do të fitojë sërish.
Shefi i grupit anketues Trafalgar, Robert Cahaly tha se Trump ka shanse që të rizgjidhet sërish, pasi sondazhet e tyre tregojnë se ai ka avantazh të lehtë në shtetet kryesore.
Sipas tij, shanset e Trump forcohen për shkak të mbështetjes së ‘fshehtë’.
Cahaly tha se sondazhet nuk përfshijnë tifozët e fshehtë të Trump, që nuk duan të identifikohen për shkak të frikës së hakmarrjes nëse mbështesin Trump.
Edhe vetë presidenti flet shpesh për atë që njihet si shumica e heshtur.
Në vitin 2016, grupi Trafalgar ishte ndër të paktët që tregoi se Trump do të fitojë zgjedhjet.
Tani Cahaly thotë se Trump do fitojë në ato shtete ku Biden pretendon se ka avantazh me një marzh të ulët.
“Ajo që kemi vënë re është se sondazhet e tjera nuk përfshijnë ata që njihen si votuesit e turpshëm, që janë mbështetës të heshtur të Trump,” tha ai.
Duhen edhe më pak se dy javë deri në votimet e nëntorit. Deri më tani kanë votuar rreth 35 mln amerikanë.
LEXO TE NGJASHME