Kolla e zgjatur, Melania vendos të mos e shoqërojë Trump në miting

0.7trump.melani

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump nuk mori pjesë të martën në një tubim fushate me Presidentin Donald Trump për shkak të një kolle të zgjatur nga Covid-19, sipas shefes së personelit të saj, Stephanie Grisham.

Grisham tha të martën se shëndeti i zonjës Trump vazhdon të përmirësohet çdo ditë pasi ajo dhe presidenti njoftuan në fillim të tetorit se ishin infektuar me koronavirusin, njofton VOA.

Zonja e parë ka vendosur të mos e shoqërojë PresidentinTrump në një tubim fushate të martën mbrëma në Erie të Pensilvanisë si një "masë shtesë kujdesi", tha zonja Grisham.

Melania Trump, e cila njoftoi javën e kaluar se ishte shëruar nga Covid-19, bëri paraqitjen e saj të fundit publike gjatë debatit të 29 shtatorit midis Presidentit Trump dhe rivalit të tij demokrat Joe Biden.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.