Thasë me para/ Mega-operacion ndërkombëtar: Si komunikonin 60 mijë trafikantët e drogës

thase me leke

Policia Britanike ka realizuar një mega-operacion ndërkombëtar në vijim të të cilit janë sekuestruar 79 kg drogë dhe 3.6 milionë paund. Sipas Daily Mail, është zbuluar një shërbim global i koduar i komunikimit të përdorur ekskluzivisht nga kriminelët për të kryer biznesin e tyre.

Sipas autoriteteve britanike, është zbuluar se ishin 60,000 përdorues jashtë shtetit dhe 10,000 në Britani të Madhe. Ata përdornin EncroChat, një shërbim i sigurt i mesazheve në telefon celular, i cili përdoret nga kriminelët për të koordinuar dhe planifikuar shpërndarjen e mallrave të paligjshme, pastrimin e parave dhe komplote për të vrarë kriminelët rivalë.

Rreth dy muaj më parë, pas shkëmbimit të informacionit ndërkombëtar, një ekip ndërkombëtar për zbatimin e ligjit i përbërë nga oficerë në Francë dhe Holandë goditi kriptimin e kompanisë.

Nga operacioni i gjerë në tre vendet janë bërë 746 arrestime dhe janë kapur 54 milion paund para kriminale, 77 armë zjarri dhe më shumë se dy ton drogë të sekuestruara.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.