Greqi, 12-vjecarin e shtrijnë në mes të qytetit dhe e godasin se ishte shqiptar
Ngjarja nga ndodhur në sheshin e Peristerit në Athinë ku i riu shqiptar është rrahur nga babai i një shoku të klasës në prani të dhjetra fëmijëve të tjerë.
Në videon e transmetuar nga mediat greke shihet 12-vjeçari shqiptar i shtrirë në tokë dhe babai i shokut të klasës i cili e dhunon.
“Të qëllon?Je i sigurt, ke dëshmitar këtu që të qëllon …? Çohu në këmbë more”, dëgjohet në video të shprehet babai grek.
Pas këtij sulmi i riu me origjinë shqiptare u dërgua në Spitalin e Fëmijëve, ku mori ndihmën e nevojshme për disa fraktura në qafë dhe këmbë.
Duke folur për televizionin grek ANT1, i riu shqiptar tregon se ishte duke shëtitur me biçikletë kur është sulmuar nga shoku i klasës dhe babai i tij.
“Erdhi me të bërtitura dhe më qëlloi dhe më pas më hodhi në tokë. Pastaj erdhi babai i tij më shtyn dhe më kap dhe më përplas kokën në tokë”, thotë i riu shqiptar që ndjek klasën e 6-të.
Më tej ai tregon se në mënyrë të vazhdueshme shoku grek i klasës e ofendon për shkak të origjinës dhe i kërkon shokëve të tjerë të klasës që të mos i bëjnë shoqëri.
“Më ofendon për vendin e origjinës, babai i tij më ka bërtitur një herë, sepse jemi zënë përsëri dhe këtë herë ai më kapi prej flokësh më qëlloi”.
Prindërit e fëmijës shqiptar tregojnë se kjo është një situatë e përsëritur dhe se ata po mendojnë të ndërrojnë shkollë pasi kanë frikë ta çojnë sërish djalin e tyre në shkollën aktuale.
“Ai djali i thotë nxënësve të tjerë të mos bëjnë shoqëri me djalin tim, me shqiptarin, e ofendon për Shqipërinë. Kam shumë merak për djalin, gjithë jeta ime janë fëmijët”, thotë babai i djalit.
Prindërit e 12-vjeçarit shqiptarë kanë bërë denoncim në polici për këtë ngjarje ndërsa deklarojnë se tani presin të bëhet drejtësi.
LEXO TE NGJASHME