COVID-19/ Rikthimi i frikës në Kinë, ky është numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit
Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.
Autoritetet kineze të shëndetësisë raportuan të mërkurën 44 raste të reja COVID-19 në territorin kinez, nga të cilat 33 ishin transmetime lokale dhe 11 raste hyrëse, raporton Reuters.
Asnjë vdekje e re nuk u raportua.
Midis infeksioneve lokale, Pekini regjistroi 31, ndërsa provincat Hebei dhe Zhejiang regjistruan një rast secili, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit në raportin e tij të përditshëm.
Komisioni gjithashtu identifikoi 11 pacientë të rinj asimptomatikë.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në territorin kinez qëndron në 83.265 dhe numri i vdekjeve kumulative në 4634, me 106 pacientë asimptomatikë nën vëzhgimin mjekësor.
LEXO TE NGJASHME