Ekspertët: Pandemia e COVID-19, do nxisë luftëra të reja në botë

0.2COVID.EXPERTwhatsapp image 2020 03 25 at 11.03.40 am1592254860

Sipas raportit të “Global Peace Index 2020”, pandemia dhe pasojat e saj ekonomike do të kenë një ndikim masiv në shoqëri.

Në “Indeksin Global të Paqes” përshkruhet çdo vit gjendja e paqes në botë. Kësaj here ekspertët paralajmërojnë, se pandemia Covid-19 mund të sjellë konflikte të reja.

Pandemia dhe pasojat e saj ekonomike do të kenë një ndikim masiv në shoqëri thuhet në raportin “Global Peace Index 2020”. Në “Indeksin Global të Paqes” përshkruhet çdo vit gjendja e paqes në botë. Kësaj here ekspertët paralajmërojnë, se pandemia Covid-19 mund të sjellë konflikte të reja.

Si pasojë e pandemisë Corona dhuna dhe konfliktet në shumë rajone të botës mund të rriten. Ky është rezultat i një studimi të Institutit Ndërkombëtar për Ekonomi dhe Paqe (IEP) me seli në Sidnej të Australisë, shkruan Deutsche Welle. Të rrezikuar nga konfliktet e reja janë sidomos vendet që janë të paqëndrueshme dhe karakterizohen nga tensione. Ato do të bien nën një presion edhe më të madh, për shkak të urisë dhe luftës për burimet e kufizuara, shkruajnë studiuesit, të cilët i referohen veçanërisht Afrikës.

Bota është më pak paqësore

Çdo vit raporti i Indeksit Global të Paqes vlerëson situatën në më shumë se 160 vende të botës duke përdorur kritere si lufta, terrorizmi, dhuna policore dhe eksportet e armëve.

“Bota është dukshëm më pak paqësore”, thuhet në indeksin e fundit. Sidoqoftë vërehet një ndarje në dy grupe me nga 80 vende secili. Në njërin grup situata është përmirësuar, në tjetrin është përkeqësuar. Pandemia e Coronës ka të ngjarë ta përkeqësojë situatën, pjesërisht sepse priten shkurtime në ndihmat për zhvillimin dhe misionet paqeruajtëse të OKB.

Kjo mund t‘i destabilizojë më tej vendet të prekura nga konfliktet si Liberia, Afganistani dhe Sudani i Jugut, thonë studiuesit. Rreziku prej turbullirave ekonomike Po ashtu edhe vende të tilla si Brazili, Pakistani dhe Argjentina janë për shkak të turbullirave ekonomike në rrezik më të madh për paqëndrueshmëri politike, trazira dhe dhunë.

Sidoqoftë ekziston gjithashtu një efekt pozitiv i krizës së Coronës: ndërhyrjet dhe luftërat në vende të tjera mund të jenë në të ardhmen më të vështira për t’u financuar. Por nëse për shembull angazhimi i Arabisë Saudite në Jemen ose e Rusisë në Siri do të shënojnë vërtetë rënie, kjo natyrisht është e hapur. Rënie e sulmeve terroriste Raporti konstaton edhe se numri i vdekjeve nga sulmet terroriste po bie në të gjithë botën.

Në vitin 2015 si pasojë e terrorizmit gjetën vdekjen rreth 33.500 vetë, kurse vitin e kaluar 8,000. Edhe shpenzimet ushtarake në raport me prodhimin e brendshëm bruto kanë shënuar gjithashtu ulje në 100 vende. Në 133 vende ka pasur edhe rënie të përqindjes së personelit ushtarak në krahasim me përqindjen e përgjithshme të popullsisë.

Shtim i trazirave të brendshme

Nga ana tjetër indeksi tregon për një rritje të trazirave të brendshme. Në vitin 2019 pothuajse 60 përqind e të gjitha vendeve u prekën nga protestat e dhunshme. Ekspertët vëzhgojnë këtu një prirje afatgjatë: numri i trazirave në të gjithë botën në dhjetë vitet e fundit pothuajse është trefishuar. Raporti vlerëson se në vitin 2019 kostot ekonomike të dhunës dhe të konflikteve në të gjithë botën ishin 14.5 bilionë dollarë.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.